
Pyet hotelin
Shkruaj “sa fitoi bari këtë javë?” dhe merr përgjigjen me numra e grafik në sekonda. Pa Excel, pa pritje.
Sa fitoi bari këtë javë?
3.940 €, 18% më shumë se java e kaluar. Kulmi ishte perëndimi i së premtes.

Sistemi i parë shqiptar për hotele, i ndërtuar me AI
Rezervime, kalendar, mesazhe, faturë e fiskalizuar dhe një AI që flet shqip me mysafirët e që t’u përgjigjet ty për çdo gjë në biznesin tënd.
Pa kartë. Hyn me një klik në Vala Resort & Spa (hotel fiktiv).
Mirëmëngjes, Dritan.
Dje fituat 4.280 €, 12% më shumë se java e kaluar.
Sot mbërrijnë 9 rezervime, dy prej tyre VIP.
U përgjigj AI në 4s · disponueshmëria u kontrollua
AI që u përgjigjet mysafirëve shqip e anglisht
komision në rezervimet direkte nga faqja jote
module, të ndezura vetëm ato që të duhen
kohë për një rezervim nga telefoni
Çfarë bën

Shkruaj “sa fitoi bari këtë javë?” dhe merr përgjigjen me numra e grafik në sekonda. Pa Excel, pa pritje.
Sa fitoi bari këtë javë?
3.940 €, 18% më shumë se java e kaluar. Kulmi ishte perëndimi i së premtes.

Të gjitha dhomat dhe rezervimet ditë pas dite. Zhvendos një mysafir me një lëvizje, zgjat një qëndrim duke tërhequr skajin.

Booking.com, Airbnb, Expedia: sinkronizim iCal falas, ose në kohë reale si shtesë. Mbi-rezervimet të bien në sy para se të ndodhin.

WhatsApp, Instagram, Messenger dhe chat-i i faqes. AI përgjigjet vetë, ti merr bisedën kur do.
Marco R. · WhatsApp
Pamje nga deti 14–17 gusht?
Elira K. · Instagram
A është spa hapur të dielën?
Jonas W. · Messenger
Transfertë nga aeroporti 22:40

Porosia shkon te kuzhina dhe faturohet në dhomën e mysafirit me një klik.

NIVF, NSLF dhe kod QR për çdo faturë. Gati për easyPos dhe fature.al.

Fotografo faturën e furnitorit. AI lexon shumën, TVSH-në dhe kategorinë.

Merr telefonatat në shqip, kontrollon disponueshmërinë dhe rezervon. Të lidh me recepsionin kur duhet.

Zbritje të pazakonta, anulime të përsëritura, diferenca në arkë: ti i mëson para se të bëhen problem.
Si punon

01
Dhomat, çmimet dhe ekipi. Ne e vendosim gjithçka dhe të japim një faqe rezervimi të gatshme.

02
Ngjit lidhjet iCal të Booking.com dhe Airbnb dhe kalendari yt bëhet një. Aktivizon WhatsApp kur të jesh gati.

03
Ajo u përgjigjet mysafirëve, të dërgon raportin çdo mëngjes dhe të tregon çfarë të kushton më shumë.
Për çdo hotel
Një resort në Dhërmi nuk punon si një kullë guri në Gjirokastër. Iliria përshtatet me mënyrën si punon hoteli yt.

Çmimet
Jemi kompani e re shqiptare. Për 50 hotelet e para: çmim themelues, i fiksuar për 2 vjet.
Çmim themelues −30% për 50 hotelet e para, i fiksuar 2 vjet
Për guesthouse dhe hotele të vogla që duan rregull.
20 € në muajçmimi normal: 29 €
Hoteli që punon pa stres, me AI në çdo bisedë.
55 € në muajçmimi normal: 79 €
Sistemi operativ i plotë: pronari di gjithçka, kanalet punojnë vetë.
104 € në muajçmimi normal: 149 €
Resorte dhe grupe: sistemi yt, në serverin tënd.
Nga 249 € / muaj + instalim
Sinkronizim në kohë reale me OTA
Përfshirë në Signature. Për Essential dhe Professional: çmime e disponueshmëri menjëherë (iCal falas mbetet në çdo plan).
29 € / muaj
Asistenti zanor me AI
150 minuta përfshirë (100 në Signature), pastaj 0,35 € / minutë.
49 € / muaj
Mesazhe përfshirë në Profesional e sipër (200 / 600 / 1.500 sipas madhësisë), pastaj 0,04 € / mesazh. Email është falas.
Përfshirë
Çmimet janë në euro në muaj, sipas madhësisë së hotelit. Pagesa vjetore = 2 muaj falas. Instalimi një herë: 149 / 299 / 499 € (import i të dhënave, lidhja e kanaleve, trajnimi). Pagesa fillimisht cash.
Pyetje të shpeshta
Sistemi është ndërtuar për fiskalizim me ofrues të certifikuar (easyPos, fature.al). Çdo hotel ka certifikatën e vet fiskale, si me çdo sistem tjetër. Ne e bëjmë lidhjen dhe e mbajmë të thjeshtë.
Po, me sinkronizim iCal falas (rezervimet hyjnë vetë, datat bllokohen). Për sinkronizim në kohë reale me çmime dhe disponueshmëri ofrojmë një shtesë mujore.
AI përgjigjet vetëm për çfarë ti i ke lejuar dhe nuk shpik çmime a disponueshmëri. Çdo bisedë e sheh ti dhe mund ta marrësh në dorë kur të duash. Passaportat nuk ruhen si foto.
Serverat janë në Bashkimin Evropian. Të dhënat e dokumenteve fshihen automatikisht pas qëndrimit dhe çdo hotel sheh vetëm të dhënat e veta.
Jo. Në fillim pranojmë pagesë cash. Më vonë do të keni edhe pagesë automatike, nëse e doni.
Fiskalizimi pa internet është në planin tonë të zhvillimit dhe do t’ju njoftojmë kur të jetë gati. Sot sistemi punon në internet.
Na lër emrin dhe një numër. Të kontaktojmë brenda ditës dhe ta ngrejmë hotelin tënd në sistem pa asnjë kosto fillestare.
ose shkruaj direkt
© 2026 Iliria · Ndërtuar në Shqipëri, për hotelet shqiptare.Faqja e resortit demoHyrja